English

Sot, ankimimet e fundit në Kolegjin Zgjedhor, kërkesat e PS për Tiranën

Tiranë, 24 korrik, NOA - Pritet të përmbyllet sot procesi i ankimimeve në Kolegj për rezultatin zgjedhor, pasi do të merren në shqyrtim edhe kërkesat e fundit të Partisë Socialiste për rinumërim dhe rivlerësim të votave në disa qendra votimi në qarkun e Shkodrës dhe Tiranës.

Janë pikërisht këto vendime, të cilat do të krijojnë mundësinë më pas sipas konkludimit të tyre, edhe të shpalljes përfundimtare të rezultatit mbi 28 qershorin.

Dje, Kolegji zgjedhor mbylli përfundimisht ankimimet për qarkun e Fierit, fiksuar faktin që Partia Socialiste do të marrë 9 mandate, Partia Demokratike 6 dhe PDI 1 mandat në këtë qark.

Trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtarja Entela Prifti vendosi rrëzimin e kërkesë padisë së Partisë Demokartike dhe Partisë për Drejtësi dhe Integrim ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

n.e/NOA

KOMENTE