Tiranë, 24 korrik, NOA - Metereologët deklarojnë se dita e sotme ka për të qenë më e nxehta deri tani për këtë vit. Sipas tyre, temperaturat që do të regjistrojë termometri do të jenë më të lartat e kësaj vere.
Ato parashikohen të arrijnë kulmin në Gjirokastër, ku vetëm në hije temperaturat e ajrit do të shënojnë 39 gradë Celsius.
Por gjithsesi, thuhet se në fundjavë, përkatësisht të shtunën dhe të dielën, temperaturat do të zbresin me disa gradë Celsius, ndërkohë që nisja e javës së re do të jetë më e freskët.
n.e/NOA
Â