Durrës, 24 korrik NOA - Ndërron jetë në spital, turisti kosovar i cili u godit në kokë nga një motor uji.
Rreth 8 ditë ka mundur të luftojë me vdekjen 38-vjeçari Sabit Kuci nga Decani i Kosovës, duke iu dorëzuar asaj dje.
Kuci ndodhej i shtruar në spitalin e Durrësit, pasi u godit në kokë nga një motor uji.
Mjekët e spitalit u përpoqën t'i shpëtonin jetën kosovarit por ai ka ndërruar jetë dje pas plagës së rëndë që kishte marrë në kokë.
Mësohet se Kuci prej disa ditësh kishte mbërritur nga Kosova në plazhin e Durrësit për të kaluar pushimet.
Teksa po lahej në breg të detit jo shumë thellë një motor uji ka kaluar me shpejtësi duke e sharruar atë në kokë.
Pa ndjenja 38-vjeçari është parë nga familjarët e tij të rrëzohet menjëherë në ujë.
Ata janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë duke e nxjerrë nga uji dhe më pas e çuan në spital.
Ndërkohë që për ngjarjen u lajmërua pol8icia e cila mbërriti për të identifikuar dhe kapur drejtuesin e motorit të ujit.
Burime nga policia thanë se motori kaloi shumë shpejt dhe pas aksidentit nuk ndaloi por u zhduk duke u shpëtuar prangave.
k.k/NOA