Korçë, 24 korrik NOA - Bastiset banesa e anëtares së Kolegjit Zgjedhor, Entela Prifti, policia çon në qeli autorin.
Ngjarja ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.10 në Korçë kur një person ka hyrë në ambientet e brendshme të banesës së shtetasit Viktor Prifti.
E sinjalizuar për ngjarjen policia ka mbërritur menjëherë për të identifikuar dhe kapur autorin.
"Nga kryerja e veprimeve hetimore e proceduriale është bërë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të kësaj vepre penale, ku ka rezultuar të jetë shtetasi,
Daniel Dauti, 20-vjeç, lindur dhe banues ne lagjen Nr.10 Korçë, me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprën penale të "vjedhjes" thanë burime policore.
Sipas policisë ka rezultuar se Daniel Daut, është dhe autor i vjedhjes së lokal "Mostra" në pronësi të shtetasit Elton Lesko, ngjarje e ndodhur më datë 5 korrik të këtij viti në qytetin e Korçës.
Ndërkohë që sapo ka mësuar vjedhjen e banesës anëtarja e Kolegjit Zgjedhor, Entela Prifti ka mbërritur në Korçë, ndërsa ajo është zëvendësuar nga një tjetër gjyqtar.
k.k/NOA
Â