Tiranë, 25 korrik, NOA - Ditën e martën të mblidhet Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, në të cilën do të merret në shqyrtim çështja e humbjes në zgjedhjet e 28 qershorit dhe e drejtimit në të ardhmen e kësaj partie, për t'ia lënë vendin Kongresit që të vendosë mbi këtë çështje.
Njoftimi zyrtar nga ana e selisë rozë është bërë për ditën e martë në orën 11.00 dhe dy pikat e axhendës që pritet të diskutohen kanë të bëjnë me qëndrimi politik për zgjedhjet si dhe thirrja e Kongresit të Jashtëzakonshëm.
Mbledhja vjen pas njoftimit që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ditën e hënë do të shpallë vendimin përfundimtar të rezultatit të zgjedhjeve.
n.e/NOA