English

Dy fëmijë 3-vjeçarë po mbyteshin në det, shpëtohen nga policia

Durrës, 25 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë arritur të shpëtojnë jetën e dy fëmijëve që ishin duke u mbytur në plazhin e Durrësit.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime policore të Durrësit, sipas të cilave rastet në fjalë kanë qenë një vajzë 3-vjeçare nga Kosova dhe një djalë 3-vjeçar.

Sipas të dhënave, vajza kosovare ishte duke u mbytur në zonën e plazhit "Iliria" dhe aty u gjet nga policia e asfiksuar, duke u dërguar më pas menjëherë në spitalin rajonal të qytetit dhe arriti të shpëtojë.

E njëjta gjë ka arritur të bëhet edhe me fëmijën 3-vjeçar, i cili nuk ishte në gjendje të mirë, por falë veprimeve të shpejta dhe dërgimit në kohë në spital, gjendja e tij u përmirësua dhe nuk pati probleme për jetën.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE