Vlorë, 25 korrik NOA - Përfshihet nga flakët e zjarrit tregu i shumicës në periferi të qytetit të Vlorës.
Flakët e zjarrit kanë shpërthyer mesditën e sotme në magazinat e tregut ku plot 11 prej tyre janë përfshirë nga flakët.
Punonjësit e zjarrfikëses dhe forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve të zjarrit.
Burime nga policia thanë se zjarri fillimisht ka rënë në njërën prej magazinave dhe u përhap me shpejtësi duke përfshirë edhe 10 magazina të tjera.
Sipas policisë zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga punimet me saldim që po kryheshin në një nga magazinat.
Ndërkohë që njerëzit janë evokuar duke shmangur të lënduar ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Policia po vazhdon më tej hetimet për të zbardhur me saktësi shkakun e rënies së këtij zjarri.
k.k/NOA