Francë, 25 korrik NOA - Ish-kandidatja socialiste për presidente e Francës, Segolene Royal, ka marrë një letër kërcënuese që shoqërohej nga një fishek të kalibrit të madh.
"Kabineti i Royal më informoi se një letër kërcënuese dhe një fishek i kalibrit të madh, i ishin drejtuar dje Këshillit Rajonal", tha avokati i Royal, Jean-Pierre Mignard. Sipas tij, zarfi që i drejtohej personalisht Royal, përmbante pjesë shkrimesh të shtypit që i kushtoheshin politikanes socialiste si dhe një fotomontazh, sipas shtypit lokal, që saktësonte se letra ishte shkruar me kompjuter. Avokati i socialistes bëri të ditur kanë kryer një kallëzim në policinë e Poitiers. Royal nuk është e para që kërcënohet nga një letër dhe një fishek, personalitete të tjera në Fransë kanë qenë më parë "shënjestër" e këcrcënime ndër të cilët presidenti Nicolas Sarkozy, ish-kryeministri Alain Juppé, ish-ministrja e Kulturës, Christine Albanel apo më tej akoma ministrja e Drejtësisë, Michèle Alliot-Marie. Letrat kërcënuese janë marrë përsipër nga një njësi misterioze "Cellule 34".