English

Francë, shuhet fotografi i njohur Francisco Hidalg

Francë, 25 korrik NOA - Shuhet në moshën 80-vjeçare fotografi francez me origjinë spanjolle, Francisco Hidalgo, i njohur në vitet '70-'80 për fotografitë e qyteteve si Parisi, Nju Jorku, Londra apo Venecia.

Fotografi ka ndërruar jetë sot pas një sëmundjeje të rëndë.

Ai lindi më 17 maj 1929 në Andaluzi dhe studioi për artet e bukura në Madrid dhe Barcelonë. Pasi përfundoi studimet, ai punoi për disa vite si ilustrues në televizionin francez, aktivitet ky që e drejtoi drejt fotografisë. Prej viti 1963, Francisco Hidalgo udhëtoi në mbarë botën duke realizuar fotografi që do të ekspozoheshin më pas në disa galeri në Paris, Nju Jork, Londër, Hong Kong, Tokio, Amsterdam dhe Madrid.

Laureati i çmimit ''Albumi më i mirë i fotografisë'' në festivalin Arles më 1976 dhe Obeliskut të Artë në sallonin botëror ''Photokina'' më 1974, Francisco Hidalgo ka punuar për një kohë të gjatë për agjencitë e fotografive dhe bankat e imazheve si ''Image Bank'' dhe më pas ''Getty Images''.

KOMENTE