Durrës, 25 korrik, NOA - Në vendin e quajtur superstrada Tiranë-Durrës, në afërsi të nënkalimit të trenit në fshatin Sukth është gjetur një kufomë e paidentifikuar e seksit mashkull e moshës rreth 80 vjeç.
Forcat hetimore kanë shkuar në vendngjarje dhe nga vëzhgimet e jashtme nuk janë Â konstatuar shenja dhune, ndërsa nga deklarimet e banorëve të zonës rezulton se personi është parë para disa orësh në gjendje i shtrirë përtokë duke fjetur.
Ndërkaq, bëhet e ditur se kufoma do t'i nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes dhe po punohet për identifikimin e viktimës.
Ajo ka rezultuar se është e seksit mashkull dhe i moshës 80 vjeç, i shkurtër dhe me flokë të thinjura.
n.e/NOA
Â
Â