Durrës, 25 korrik, NOA - Policia e Durrësit ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të tre personave, të cilët akuzohen për grabitjen e llogarisë bankare të një kosovari.
Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, ata janë Ornel Hoxha, Â Edison Selimaj dhe Andi Kortesa.
Ndaj tyre, mësohet se ka bërë një kallzëim penal Elsudin Buduri, lindur dhe banues në Prizren, se këta tre persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin i kanë marrë me dhunë kartën bankare "Raiffeisen", së bashku me kodin dhe i kanë tërhequr nga llogaria e tij në bankomat shumën e parave prej 450 euro.
Materialet proceduriale në ngarkim të këtyre personave do t'i kalojnë prokurorisë së Â Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes" kryer në bashkpunim, të parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA