English

Plakja e popullsisë, Shangai u bën thirrje banorëve: Bëni më shumë se një fëmijë

Shangai, 25 korrik, NOA - Qyteti me numrin më të madh të banorëve në Kinë, Shangai u ka bërë thirrje çifteve që të lindin më shumë se dy fëmijë, për shkak të plakjes së shpejtë të popullatës.

Është kjo hera e parë që zyrtarët kinezë inkurajojnë familje më të mëdha që nga politika  "një fëmijë për familje", e njoftuar në vitin 1979.

Kryetari i Komisionit të qytetit për planfikim familjar, thotë se çiftet që vijnë nga familjet me një fëmije tani ju bëhet thirrje që të kenë dy fëmijë.

Komisioni Kombëtar për Planifikimin, thotë se më shumë se treçereku i grave në Kinë duan dy apo më shumë fëmijë.

Zyrtarët për Planifikimin familjar dhe vullnetarë do të vizitojnë shtëpitë në mbarë Shangain për të kujtuar banorët se nëse i plotësojnë kriteret, mund të kenë një fëmijë të dytë.

Pushteti lokal thotë se do të japë këshillim lidhur me potencialin financiar dhe ndikimin emocional të të paturit dy fëmijë.

Politika e Kinës për një fëmijë është më pak rigoroze se sa sugjerohet. Në qytete është e lejuar që të kesh dy fëmijë, nëse asnjë nga prindërit nuk ka vëlla apo motër.

Në fshat mund të kesh dy fëmijë nëse fëmija i parë është vajzë. Shangai ishte një prej qyteteve të para kineze ku njerëzit filluan të pasurohen, kur Kina nisi programin e reformave ekonomike.

Si rezultat, jetëgjatësia atje u rrit më me shpejtësi se në zona të tjera të vendit.

Supozohet se deri në vitin 2020 , një e treta e Shangait do të jetë e moshës mbi gjashtëdhjetë vjeçare.

n.e/NOA

Â

KOMENTE