Uashington, 25 korrik, NOA - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se virusi H1N1 i gripit të derrave mund të infektojë deri në 2 miliardë vetë gjatë dy vjetëve të ardhshëm.
I bie që sipas kësaj përllogaritje, të infektohen prej tij rreth një ndër tre persona në botë.
Ndërkaq, zyrtarë të OKB-së bëjnë me dijeni se OBSH ka njoftuar deri tani vetëm raste të konfirmuara në laborator, por ato janë vetëm një fraksion i numrit të përgjithshëm i ineftimeve nga gripi i derrave.
Ata pohojnë se epidemia globale është ende në fazat e hershme.
Nga ana tjetër, një raport i mëparshëm i OBSH-së pohon se virusi është përhapur në pothuajse gjithë vendet e botës, duke shkaktuar 800 të vdekur që nga muaji prill.
Nëse nuk zbulohet një vaksinë efektive për gripin e derrave, ekspertët e qeverisë amerikane thonë se deri në disa qindra mijë vetë mund të vdesin në gjithë vendin.
n.e/NOA
Â
Â