English

Spanjë, vidhet limuzina e ministres gjermane të Shëndetësisë

Spanjë, 25 korrik NOA - Pushimet në Spanjë i kanë kushtuar shtrenjtë ministres gjermane të Shëndetësisë, së cilës i vodhën limuzinën.

Personat e panjohur kishin thyer xhamin e shoferit ku vodhën cellësaj e lijmuzinës zyrtare të ministres gjermane të Shëndetësisë, Ulla Schmidt.

Ngjarja ndodhi, pranë qytetit spanjoll, Alikante, teksa ministrja ishte me pushime "Schmidt përdor një 'Mercedes' të zi për takimet zyrtare, përfshirë takimet në azilet e pensionistëve, në spitale dhe shkolla'', shtoi zëdhënësja e ministres së Shëndetësisë gjermane. "Ka një kërkesë të madhe, nga ana e gjermanëve që jetojnë këtu, për ministren për të diskutuar me të çështje të kujdesit shëndetësor dhe të pensioneve. Ndërkohë, Schmidt kishte marrë me qira një makinë për përdorim privat" shtoi më tej zëdhënësja. k.k/NOAÂ

KOMENTE