English

Studimi, në 2013 internetin në botë do ta shfrytëzojnë plot 2.2 miliardë persona

Paris, 25 korrik, NOA - Numri i shfrytëzuesve të internetit në botë deri në vitin 2013 do të arrijë deri në nivelin prej 2.2 miliardë persona.

Lajmi bëhet i ditur nga Instituti për hulumtim "Forester", me seli në Paris, i cili ka ndërmarrë një studim mbi nivelin e përhapjes së përdorimit të internetit nga popullata ndërkombëtare.

Studimi bën me dije se nga numri i përgjithshëm i shfrytëzuesve, 43 për qind e tyre do të jenë nga Azia, ndërsa 17 për qind prej tyre do jenë nga Kina. Sipas të dhënave, numri i shfrytëzuesve të internetit në vitin 2008 ka qenë një miliardë e gjysmë njerëz. "Edhe përkundër krizës botërore ekonomike, për çdo vit rritet numri i shfrytëzuesve në Internet", deklaroi analisti Daniel Vigder, i cili parashikoi rritje prej 45 për qind të shfrytëzuesve prej vitit 2008 deri në vitin 2013. Ekspertët presin që të ndryshojë radhitja gjeografike e shfrytëzuesve edhe atë në Azi të ketë rritje prej 38 në 43 për qind, në Amerikën e Veriut rënie prej 17 në 14 për qind, në Evropë rënie prej 26 në 22 për qind, përderisa përqindja e shfrytëzuesve në Amerikën e Jugut dhe rajonet tjera pritet të mbetet i njëjtë.

Ndërkaq, një studim i fundit ka bërë me dijeni se edhe përdorimi i internetit në vetvete ka problematikat e tij.

Kështu, mësohet se 2 ndër 3 përdorues të internetit, futen në të vetëm për Messenger apo Facebook.

n.e/NOA

Â

KOMENTE