Elbasan, 25 korrik NOA - Një 30-vjeçare ka tentuar t'i japë fund jetës duke konsumuar një sasi helmi.
Ngjarja ndodhi sot në Katund të Ri në Elbasan kur Miranda Muça 30-vjeçe ka gëlltitur helm fotoksinë.
Ajo është gjetur në gjendje të rëndë nga familjarët e saj të cilët e transportuan me urgjencë në spital.
Sipas mjekëve 30-vjeçarja ndodhet në gjendje kome, në rrezik për jetën.
Ndërkohë të sinjalizuar për ngjarjen policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat që kanë detyruar Muçën të konsumojë helm.
Policia ka marrë në pyetje familjarët e saj deri më tani nuk ka bërë të ditur ndonjë motiv kryesor.
k.k/NOA