Tiranë, 26 Korrik NOA - Një person ka mbetur i plagosur para disa minutash në periferi të Tiranës pasi u qëllua me armë zjarri dhe sapo ka ndërruar jetë në spital, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore, kurse tre të tjerë mbetën të plagosur.
Ngjarja ndodhi pranë një fugoni pasagjerësh në linjën Tiranë-Kamëz e kthim, pranë Doganës së Tiranës ku qëndrojnë të stacionuara mjetet që transportojnë udhëtarë.
Viktima është Artan Allushi, 24 vjeç, lindur e banues në Tiranë, kurse ende nuk konfirmohen emrat e tre të tjerëve që kanë mbetur të plagosur.
Policia tha se në rrethana ende të paqarta, një person ka hapur zjarr nëpërmjet një makine, ndaj një grupi djemsh pranë fugont të linjës Tiranë-Kamës duke lënë të plagosur katër vetë.
Menjëherë më pas, autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse të plagosurit u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mjekët thanë se mbërritën në gjendje të rëndë për shkak të plagëve serioze, me pasojë vdekjen e njërit prej tyre, para pak minutash.
Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes por nuk ka konfirmuar ende emrin e tij.
Ende nuk janë të qarta shkaqet e plagosjes me armë dhe rrethanat e plota të saj, por policia gjendet në vendngjarje dhe tha se po përpiqet të zbardhë skenën e krimit, si dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar.
k.k/NOA/ - Vijon...