English

Plagosje me armë zjarri pranë Doganës në Tiranë

Tiranë, 26 Korrik NOA - Një person ka mbetur i plagosur para disa minutash në periferi të Tiranës pasi u qëllua me armë zjarri, konfirmojnë për agjencinë e lajmeve NOA, burime zyrtare policore.

Ngjarja ndodhi në një fugon pasagjerësh në linjën Tiranë-Kamëz e kthim, pranë Doganës së Tiranës ku qëndrojnë të stacionuara mjetet që transportojnë udhëtarë.

Në rrethana e nde të paqarta, një person ka hapur zjarr ndaj një personi i cili gjendej në fugonin e linjës Tiranë-Kamës duke e lënë të plagosur.

Menjëherë më pas, autori i krimit është larguar nga vendi i ngjarjes, kurse i plagosuri u dërgua në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku mjekët thanë se mbërriti në gjendje të rëndë për shkak të plagëve serioze.

Policia tha se ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes por nuk ka konfirmuar ende emrat e të plagosurit dhe të dyshuarit.

Ende nuk janë të qarta shkaqet e plagosjes me armë dhe rrethanat e plota të saj, por policia gjendet në vendngjarje dhe tha se po përpiqet të zbardhë skenën e krimit, si dhe të vërë në pranga autorin e dyshuar.

k.k/NOA/ - Vijon...
KOMENTE