Tiranë, 26 korrik NOA - Partia Socialiste, pritet të mbledh ditën e martë Asamblenë Kombëtare.
Vetëm një dite pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë publike zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit, Partia Socialiste e cila mbetet sërish në opozitë pritet të mbledhë asamblenë e saj.
Sipas burimeve nga partia socialiste, pritet që gjatë mbledhjes së asamblesë të kryet analiza e zgjedhjeve, ndërsa kryetari Edi Rama të mund t'i nënshtrohet përcaktimit të statutit për ndërprerjen e mandatit të tij për shkak të humbjes së zgjedhjeve e cila mund të pasojë me thirrjen e kongresit për paraqitjen e kandidaturave për kryetarin e ri të PS-së.
k.k/NOA
Â