English

Tragjedia në superstradën Durrës-Tiranë, emrat e viktimave

Tiranë, 26 Korrik - Tragjedia rrugore me pesë të vdekur dhe të paktën tre të tjerë të plagosur, që ndodhi sot herët në mëngjes në superstradën që lidh Durrësin me Tiranën, ka shokuar banorët e zonës por edhe grupin hetimor që ka punuar shumë për të identifikuar viktimat që ishin dëmtuar frikshëm.

Policia tha se janë identifikuar si të vdekur në aksident, bashkëshortët Eduard Lekdushaj, 55 vjeçar dhe Lumturie Lekdushaj, 50 vjeçe.

Po ashtu u identifikuan nënë e bijë Haxhire Skënderi, 60 vjeçe dhe Doloresa Skënderi, 32 vjeçe, si dhe Lindita Limani, 43 vjeçe.

Në këtë aksident kanë mbetur të plagosur rëndë, edhe Ilir Bardhi, 18 vjeç, Noel Papuli, 19 vjeç dhe Elda Mallkutaj, 17 vjeçe, që të tre nga Tirana.

Në këtë aksident, u përfshinë automjetet me targat, TR 5184 L, TR 0458 S dhe TR 0988 G.

Nga hetimet e para del se aksidenti që ndodhi në zonën afër Maminasit në superstradë12 kilometra larg qytetit të Durrësit rreth orës 06.30, u përfshinë tre makina që të gjitha me targa Tirane.

Mendohet se një nga makinat e përfshira në aksident, ka hyrë në kahun e kundërt të lëvizjes duke provokuar ngjarjen e rëndë.

Si pasojë pesë persona që gjendeshin të gjithë në njërën prej makinave, gjetën vdekjen në mënyrë të dhimbshme.

Kurse u plagosën dhe tre të rinjtë që gjendeshin në një nga dy makinat e tjera.

Këta u dërguan fillimisht në spitalin e Durrësit, por për shkak tub gjendjes së tyre të rëndë, u dërguan për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

/v.m/k.k/NOA/ - Vijon...

KOMENTE