Korçë, 27 korrik NOA - Korrespondentja e agjencisë së lajmeve NOA, informon se në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çiflik, automjeti tip Opel me targë KO 6405 B, që drejtohej nga Luiza Bode, banuese në Korçë, i ka prerë rrugën dhe është përplasur me automjetin tip Audi me targë ZME 5332 me drejtues Agron Xhina, banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes së këtyre mjeteve ka marrë dëmtime Luiza Bode, e cila pasi mori ndihmën mjekësore është jashtë rrezikut për jetën.
U kryen veprimet proceduriale, në ngarkim të Luiza Bodes e cila do të ndiqet në gjendje të lirë për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal.Â
n.e/NOA
Â