English

Dalja nga rruga e fuoristradës, solli tragjedinë e radhës me 8 viktima

Durrës, 27 Korrik NOA Update - Aksidenti tragjik që ndodhi në orën 01.20 të ditës së sotme (e Hënë), në aksin rrugor Durrës - Tiranë ne afersi të Maminasit erdhi nga dalja jashtë rruge e makinës ku ndodheshin të tetë viktimat, dy prej të cilëve ndërruan jetë.

Din Çuni 54 vjeçar, banues në Kamëz, Tiranë, duke drejtuar automjetin tip Foristrade Land Rover me targë S696VWB ka dale jashtë rruge.

Për pasojë kanë gjetur vdekjen Kadri Brahaj rreth 70 vjeç Valbona Metaj 40 vjeçe, banues në Kamëz.

Kurse janë aksidentuar dhe ndodhen në spitalin e Durrësit, Din Çuni, 54 vjeç, Mydajet Ringaj 52 vjeç, Feride Ringaj 38 vjeçe, banues në Kamëz, Hajrije Dezhani 53 vjeç banues në Bicaj Kukës, Sajmir Meta 15 vjeç banues në Kamëz, Ermal Brahaj 20 vjeç banues në Bicaj Kukes.

Të gjithë këta persona udhëtonin si pasagjerë në këtë automjet në drejtim të Tiranës pasi ktheheshin nga një dasmë në Xhafzotaj.

Policia hedh dyshimin se aksidenti me tetë viktima erdhi për shkak se një makinë humbi kontrollin duke dalë nga rruga dhe përfunduar në një kanal.

Hetimet vazhdojnë dhe më vonë pritet të dalin shkaqet e qarta të këtij aksidenti.

Lexoni lajmet pararendëse: Tiranë-Durrës përgjaket sërish, dy të vdekur e gjashtë të plagosur

Lexoni mbi tragjedinë e djeshme: Reportazh/ Aksidenti fatal që shndërroi superstradën në "lumë" gjaku

KOMENTE