English

I gjendet armë pa leje, arrestohet nga policia

Tiranë, 27 korrik, NOA - Forcat e policisë së Tiranës arrestuar në flagrancë 43-vjeçarin Mikel Kola, lindur në Milot dhe banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u bë pasi dy ditë më parë nga shërbimet e policisë është ndërhyrë në banesën e tij për një konflikt familjar dhe pas një kontrolli të ushtruar është gjetur një armë zjarri pushkë mod.56, të cilën e posedonte pa leje. U kryen veprimet proceduriale, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pushka. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të "armëbajtjes pa leje", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

KOMENTE