Tiranë, 27 korrik, NOA - Policia e Tiranës ka kryer verifikimet për një sërë automjetesh, nga të cilat ka rezultuar se ato kanë qenë të vjedhura në shtete të ndryshme evropiane.
Bëhet e ditur për agjencinë e Lajmeve NOA, se automjeti i parë në listë ka qenë ai tip "Benz", me targë DR 3802 E, i cili është bllokuar pranë sheshit "Uilson", i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ardi Torollari, 23 - vjeç, lindur në Pogradec dhe banues në Tiranë. Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky automjet është i vjedhur në Gjermani më datë 04.09.2003. Por policia ka kryer veprimet proceduriale edhe për automjetin tip B.M.V me targë B YY 730. Ky automjet është bllokuar në bulevardin "Bajram Curri" dhe drejtohej nga 26-vjeçari F.M, lindur dhe banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky automjet është i vjedhur në Zvicër më datë 18.07.2006.
Një automjet tjetër i verifikuar si i vjedhur ka qenë edhe ai tip BMV me targë BM 498 HZ, i cili është bllokuar në bulevardin "Bajram Curri" dhe drejtohej nga B.M, 35 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky mjet është i vjedhur në Itali më datë 02.07.2009.
Ndërsa automjeti i fundit i rezultuar si i vjedhur ka qenë ai i tipit "Audi", me targë TR 7315 L. Ky automjet është bllokuar në rrugën "Frederik Shiroka" në Tiranë, dhe në momentin e sekuestrimit automjeti drejtohej nga 36-vjeçari A.L, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.
Nga verifikimet e kryera, rezulton se ky mjet është i vjedhur në Gjermani, me datë 17.05.2005.
Materialet për automjetet e lartpërmendura do t'i kalojnë Prokurorisë së Tiranës, në gjëndje të lirë, për veprën penale të "trafikimit të mjeteve motorike", parashikuar nga neni 141/a i Kodit Penal.
n.e/NOA