English

Kapet i mituri, vidhte plazhistët në Durrës

Durrës, 27 korrik NOA - Një 13-vjeçar është kapur nga policia pasi vodhi një sasi parash në një shezlon në plazhin e Durrësit.

A.D, 13-vjeç lindur në Kukës dhe banues në Allias, Tirane, do të ndiqet në gjendje të lirë nga policia pasi ditën e djeshme ka vjedhur në një shezlon në lagjen Nr.13 Plazh, portofolin me 190 Euro,7 500 lekë dhe 20 paund të shtetasit Festim K. 26-vjeç lindur dhe banues në Dushk, Lushnje.

Burime nga policia thanë se 13-vjeçari prej kohësh "shtegtonte" në plazhin e Durrësit ku "gjuante" plazhistët për tu vjedhur atyre sendet personale sapo ata shkëputeshin nga shezlonët.

Policia bëri të ditur se pasi u mbajt disa orë në qeli, i mituri u la i lirë për shkak të moshës ndërsa do të hetohet për veprën penale të "Vjedhjes".

k.k/NOA

KOMENTE