Prishtinë, 27 Korrik NOA - Në një valë të gjerë operacionale u përfshi republika e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit ku sot pasdite u dol me rezultate bilanci konkret nga Shërbimi Policor.
Hetuesit e Policisë së Kosovës të Drejtoratit Kundër Krimit të Organizuar, i thanë agjencisë së lajmeve NOA, se kanë ndërmarrë një aksion të identifikimit dhe arrestimit të personave të dyshuar për kryerje të veprave penale në bashkëveprim.
Â
Aksioni i udhëhequr nga Drejtorati Kundër Krimit të Organizuar ka rezultuar me arrestimin e trembëdhjetë personave në lokacione të ndryshme në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia e Kosovës me autorizimet përkatëse të prokurorit të çështjes, ka ndërmarrë kontrollin e shtëpive dhe lokaliteteve të ndryshme të personave të dyshuar në kërkim të elementeve dhe provave të ndryshme materiale mbi bazën e dyshimit për përfshirjen e tyre në krim të organizuar.
Trembëdhjetë personat e arrestuar të gjinisë mashkullore me profesione të ndryshme (11 avokatë, një gjyqtar dhe një zyrtar i sigurimeve), janë dërguar në lokalet policore për mbajtje me vendim të prokurorit.