Stokholm, 27 korrik, NOA - Ministri i Punëve të Jashtme i Suedisë, Karl Bild deklaroi se Ballkani Perëndimor mund të destabilizohet nëse në një të ardhme të afërt nuk bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
"Bashkimi Evropiaan rrezikon që të humbasë kredibilitetin dhe t'i kontribuojë destabilitetit politik të Ballkanit nëse vendet e rajonit nuk i afrohen përmbushjes së synimit të tyre sa i përket anëtarësimit në BE", ka deklaruar Billd për gazetën londineze "Financial Times".
Z.Bild, vendi i të cilit aktualisht ka presidencën e radhës së BE-së, ka tërhequr vemendjen se nacionalistët në rajon sërish mund të forcohen në llogari të forcave politike proevropiane në disa ish-republika jugosllave në rast se gjasat e tyre përa anëtarësim në BE nisin të dobësohen.
Bild ndër të tjera, u bëri thirrje politikanëve në Bosnje ku tensionet nacionaliste nxiten edhe luftën e vitit 1992-1995, që të reflektojnë pasi mosmarrëveshjet mes tyre do të rrezikojnë që vendi të ngelet pas vendeve të saj fqinje.
n.e/NOA