Tiranë, 27 korrik NOA - Kryeministri, Sali Berisha pritet të dalë sot në një konferencë për shtyp.
Burime nga zyra e shtypit të kryeministrit thanë për agjencinë e lajmeve NOA se Berisha pritet të dalë në orën 19:00 në një konferencë për shtyp.
Por burimet nuk bëjnë të ditur detajet dhe subjektin e kësaj konferencë që ata e quajnë të papritur.
Gjithçka mbetet për tu verifikuar pasditen e sotme kur kryeministri Sali Berisha pritet të dalë para gazetarëve për të dhënë një deklaratë për ta.
k.k/NOA