English

Kryesocialisti Rama, takim me krerët e degëve të Partisë Socialiste nëpër rrethe

Tiranë, 27 korrik, NOA - Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar sot në mjediset e lokalit të njohur "Xibraku", një takim me krerët e degëve të Partisë Socialiste nëpër rrethe.

Ai është zhvilluar një ditë para mbledhjes së Asamblesë Kombëtare të kësaj partie, në të cilën pritet të merret vendimi për futjen apo jo në parlamentin e ri, si edhe njohjen apo jo të rezultatit zgjedhor.

Nga burime brenda takimit të sotëm, posaçërisht për agjencinë e Lajmeve NOA, bëhet e ditur se këto dy çështje janë diskutuar edhe sot mes kryesocialistit Edi Rama dhe krerëve të degëve të Partisë Socialiste nëpër rrethe.

Këta të fundit madje kanë ngritur edhe çështjen nëse Rama duhet të vijojë apo jo që të jetë më kreu u partisë dhe kanë thënë se kjo duhet të diskutohet dhe të vendoset më gjatë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare.

n.e/NOA

Â

KOMENTE