Bruksel, 27 korrik NOA-Zhvillohet sot në Bruksel takimi i Këshillit të Stabilizim-Asociimit mes BE-së dhe Maqedonisë që konsiderohet si niveli më i lartë i dialogut.
Pala maqedonase përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Antonio Milloshovski dhe dy zv/kryeministrat, ai për Integrime, Vasko Naumovski dhe për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abdylaqim Ademi.
Përfaqësues i Brukselit do të jetë Karl Bild, ministër i Jashtëm i Suedisë që është kryesuese e radhës e BE-së.
Korrespondenti i BBC-së në Shkup thotë se me këtë rast zyrtarët nga Shkupit do të përpiqen të bindin mikpritësin e tyre se Maqedonia është duke përmbushur reformat që kërkohen prej saj.
Temë diskutimi janë kriteret eknomike dhe politike, përmbushja e MSA-së si dhe bashkëpunimi finaciar.
Maqedonia pret në mes të shtatorit një raport nga Komisioni Evropin i cili do të duhet të përcaktojë shpejtësinë e rrugës së saj të integrimit. Ajo thuajse prej katër vjetësh ka statusin e vendit kandidat.
m.i/NOA