English

PD, Patozi: Rama gënjeu diplomatët, kasetat treguan zgjedhje sipas ligjit

Tiranë, 27 korrik NOA - Nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, me anë të një deklaratë për shtyp ka bërë të ditur sot se kryesocialisti Edi Rama ka gënjyer diplomatët për parregullsitë e filmuara gjatë procesit zgjedhor.

"Pasi ka marrë disa prej filmimeve deri në 10 korrik rezultoi se gjithçka ishte kryer konform ligjit, Rama ka hequr dorë dhe nuk ka dërguar më njerëzit e tij për të tërhequr kaseta të tjerë" deklaroi Patozi i cili shtoi se "minimumi që mund të bënte Rama ishte të ndërpriste akuzat.

"Fushata e tij e shpifjeje është thjesht një justifikimi për humbjen e zgjedhjeve" shtoi më tej Patozi.

k.k/NOA

KOMENTE