Francë, 27 korrik NOA - Presidenti francez, Nikola Sarkozy ka lënë spitalin ku u ndodhej për mjek që prej ditës së djeshme pasi humb ndjenjat teksa po bënte ushtrime fizike.
Mjekët e spitalit ku u kurua presidenti Sarkozy, bënë të ditur se 54-vjeçari nuk kishte asgjë serioze dhe pasi gjendja e tij shëndetësore u përmirësua doli nga spitali.
Sarkozy kishte humbur ndjenjat nga lodhja teksa bënte vrap si dhe nga temperaturat e larta.
Sipas zëdhënësit të pallatit Elize, kreu i Francës do të bëjë disa ditë pushime.
k.k/NOA