English

Presidenti Topi, niset për vizitë në Mal të Zi

Tiranë, 27 korrik NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta Topi, u nis sot për në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në çeljen e Panairit IX të Librit shqip, që do të zhvillohet në qytetin historik të Ulqinit.

Me ftesë të Kryetarit të Komunës së Ulqinit, Gëzim Hajdinaga, Presidenti Topi së bashku me homologun e tij, Presidentin malazez, Filip Vujanoviç do të përurojnë ngritjen e siparit të këtij aktiviteti të rëndësishëm kulturor rajonal. Panairi i Librit shqip të Ulqinit, i cili këtë viti mbërrin në edicionin e nëntë të tij, zhvillohet nën kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryetarit të Komunës, Gëzim Hajdinaga si dhe me mbështetjen e Ministrisë së të Drejtave dhe Pakicave Kombëtare të Malit të Zi. Në këtë Panair gjejnë hapësirë ekspozimi libra letrarë në prozë e në poezi, studime albanologjike, historike, enciklopedike, fjalorë me autorë dhe shtëpi të ndryshme botuese nga të gjitha trevat e populluara nga shqiptarët: nga Shqipëria, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia, etj.

k.k/NOA

KOMENTE