Hokaido, 27 korrik, NOA - Deri tani jemi mësuar të shohim shalqi normal, siç është ai i njohur në të gjithë botën, në formë rrumbullake.
Por pak kohë më parë, bota pa edhe shalqinjtë në fornë kubike, të cilat ofroheshin nga vendim i largët Japonia.
Ndërkaq, tanimë, një bujk japonez nga ishulli Hokaido ka arritur të kultivojë shalqirin në një kallëp të veçantë i cili ka formë piramide.
Dimensionet e shalqirit nuk dihen, mirëpo atë do ta provojnë vetëm disa njerëz me fat sepse bujku japonez ka arritur të kultivojë gjithsej 16 copa të cilat ka vendosur nga 400 euro për shalqi.
Japonezi ka përdorë kallëpe të veçanta të plastikës në të cilët shalqiri është pjekur deri tek forma e dëshiruar. Thuhet se edhe shumë tjerë para tij kanë provuar ta bëjnë këtë punë para tij, por nuk u ka shkuar për dore.
n.e/NOA