Durrës, 27 Korrik NOA - Autostrada Durrës-Tiranë është përgjakur sërish sot në orët e para të mëngjesi,t një ditë pasi atje gjetën vdekjen pesë vetë dhe u plagosën tre të tjerë.
Ngjarja ka ndodhur në superstradë pranë Sukthit, kur një makinë me targa të huaja e cila kthehej nga një dasmë në një prej lokaleve të Sukthit, është përfshirë në aksident fatal.
Si rezultat, kanë gjetur vdekjen Kadri Braho, 269 vjeç dhe Valbona Metaj, 40 vjeçe.
Po ashtu, kanë mbetur të plagosur Feride Riga, 38 vjeçe, Hajrjije Deçani Saimir Metaj, Ermal Braho, Din Çuni i cili drejtonte automjetin dhe 50 vjeçari Hidajet Riga,.
Policia hedh dyshimin se aksidenti me tetë viktima erdhi për shkak se një makinë humbi kontrollin duke dalën ga rruga dhe përfunduar në një kanal.
Hetimet vazhdojnë dhe më vonë pritet të dalin shkaqet e qarta të këtij aksidenti.
/a.a/e.n/NOA/
Lexoni mbi tragjedinë e djeshme: Reportazh/ Aksidenti fatal që shndërroi superstradën në "lumë" gjaku