English

Tragjedi në familje, djali 2 vjeç gjen vdekjen nën traktor

Malishevë, 27 korrik NOA - Fund i dhimbshëm për një fëmijë që sapo i kishte kaluar të dy vitet e ardhjes në këtë botë, pasi ra nga një traktor duke gjetur vdekjen.

Burimet policore nga rajoni i Malishevës, i thanë sot agjencisë së lajmeve NOA, se ngjarja kishte ndodhur të hënën rreth orës 08.00.

Në fshatin Carrallukë, aksidentalisht ka humbur jetën djali i moshës dy vjeçare, i cili në momentet kritike ishte i ulur në traktor.

Fatkeqësia mendohet se erdhi për shkak se traktorin në ato momente po e drejtonte një djalë rreth 15 vjeçar, teksa mjeti i rëndë gjendej në një livadh pas shtëpisë.

Adoleshenti ka ndezur traktorin dhe ka kaluar përmes një kanali. Në momentet kritike, fëmija ishte ulur në traktorin që e drejtonte i mituri.

Ky i fundit duke e drejtuar traktorin, ka kaluar përmes një kanali dhe nuk ishte koshient që t'i parashihte pasojat. Në këtë moment, djali dyvjeçar ka rënë nga traktori dhe ka gjetur vdekjen poshtë tij.

Policia tha se shkoi në vendngjarje dhe po ashtu ka shkuar edhe krim-teknika e cila tha se po kryen hetimet bashkë me prokurorin.

Tjetër incident

Sakaq po në Malishevë, por në fshatin Bardh, sot është raportuar një tjetër ngjarje. Në orët e paradites në fshatin Bardh (Lladraviq) një 50 vjeçar ka mbetur i plagosur pasiqë ishte duke punuar në riparimin e një përçuesi elektrik në një kabinë të fshatit ku jeton.

Nga pakujdesia, mendohet se 50-vjeçari karënë nën tension të lartë të rrymës elektrike dhe për pasojë është plagosur.

I lënduar, urgjentisht është dërguar në QKUK të Prishtinës, kurse policia tha se po merret me rastin për të dorëzuar një dosje për hetimin e incidentit dhe rrethanave të tij, në Prokurori.

a.b/k.k/NOA

KOMENTE