English

Zgjedhjet, Berisha thirrje opozitës: Dil nga sindromi i hidhërimit

Tiranë, 27 korrik NOA UPDATE-Kyeministri i vendit Sali Berisha i ka bërë thirrje opozitës të dalë nga gjendja aktuale që ai e ka cilësuar sindroma e trishtimit apo e hidhërimit.

"Askush nuk mund të thotë se e praªt humbjen me buzëqeshje. Opozita duhet të dalë nga ky sindrom për të vendosur urat e bashkëpunimit në interesin më të mirë të vendit", tha Berisha.

Unë, vijoi ai, jam i vendosur në frymën e kompromiseve dhe bashkëpunimin dhe dëshiroj të vazhdoj me reformat më të thella për të mirën e vendit.

"Katër vitet që vijnë kanë një rëndësi historike për Shqipërinë, ne do ta përgatisim këtë vend për verdiktin final", u shpreh Berisha.

Në vlerësimin e tij, Shqipëria do të bëhet lider për zhvillimet në rajonin e Ballkanit.

Një ditë para mbledhjes së asamblesë së PS, Berisha ka theksuar se vendosja e urave të bashkëpunimit me opozitën do t'i vlejnë vendit për të plotësuar standardet që do ta bënin atë të denjë për statusin e kandidatit në BE.

Nga ana tjetër, duke i paraprirë një vendimi të mundshëm të PS nesër, Berisha ka deklaruar se mosnjohja e zgjedhjeve është një gabim që s'duhet të ndodhë.

 "Fatmirësisht këto zgjedhje janë të vlerësuara nga një prezencë shumë e madhe ndërkombëtare.

Këto mandate janë të votuara nga shtatë komisionerë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Ankimet u shqyrtuan nga Kolegji Zgjedhor i cili në pavarësi të plotë refuzoi rinumërimet", u shpreh Berisha.

PS sipas tij nuk ka gjetur asnjë rast të vetëm gabimi apo keqnumërimi në Berat dhe ndaj u spostua nga Berati tek Tirana dhe Shkodra.

Berisha vuri në dukje se procesi zgjedhor ka qenë mjaft i rregullt. Ai falenderoi forcat e koalicionit parazgjedhor që bënë të mundur fitoren që sipas tij është shumë e rëndësishme për të ardhmen evropiane të vendit.

"Mbetem i angazhuar dhe në programin e shpallur gjatë fushatës elektorale që ta shndërroj ccdo ditë në realitet. Ditë për ditë po merrem me premtimet e mia dhe shndërrimin e tyre në realitet për qytetarët shqiptarë", nënvizoi Berisha.

m.i/NOA

KOMENTE