Tiranë, 28 korrik NOA UPDATE-Deputeti i PS dhe një nga zërat e mundshëm për kreun e PS pas dorëheqjes së Edi Ramës deklaroi sot për mediat se "mandati i Kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, që sot është ndërprerë, pasi ka hyrë në fuqi statuti i partisë, çka ai ka qenë i detyruar ta pranonte gjatë punimeve të sotme të Asamblesë Kombëtare".
Blushi ka kundërshtuar vendimin e kreut të opozitës për të zhvilluar mbledhjen e Asamblesë me dyer të mbyllura duke e cilësuar këtë gjë si një ogur të keq për opozitën.
"Mbledhja filloi me një black out me mungesë informimi për publikun, çka edhe ka qenë rast i paprecedent në Partinë Socialiste".
PS duhet të marrë frymë ndryshe dhe të shpjegojë edhe publikisht për humbjen e zgjedhjeve të 28 qershorit për të gjithë votuesit shqiptarë që i besuan alternativës sonë", është shprehur Blushi.
Blushi i ka mëshuar faktit se filozofia e Ramës për një politikë përtej të majtës e të djathtës ka dështuar ndaj edhe sot PS mbetet një parti historikisht e majtë.
Në mbledhjen e sotme të Asamblesë së PS-së Â janë prezantuar dy rezoluta në lidhje me qëndrimin që do të mbajë PS pas zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit.
Grupi që mbështet kryetarin aktual Edi Rama, ka propozuar qëndrimin për të mos i njohur zgjedhjet, për t'i quajtur ato të grabitura, por edhe për të mos e bojkotuar parlamentin.
Ky qëndrim parashikon që në parlament, PS të zhvillojë betejën politike për të hetuar zgjedhjet dhe për të rrëzuar qeverinë e koalicionit mes PD-së të kryeministrit Berisha dhe të LSI-së të drejtuar nga Ilir Meta.
Kundër këtij qëndrimi është një grup brenda PS-së që ka gjetur zërin me përfaqësues tek Ben Blushi, anëtar i kryesisë së partisë.
Ky grup kërkon që të njihet humbja e zgjedhjeve dhe që kryetari Rama të japë dorëheqjen e të mos rikandidojë për postin e kryetarit të partisë.
m.i/NOA
Â
Â