Tiranë, 28 korrik NOA-Një nga zërat kundër kryetarit të PS, Edi Rama, i cili është shprehur hapur këto ditë për ndaljen e fushatës penalizuese brenda partisë, Arben Malaj ka deklaruar se do të jetë një nga emrat kandidatë për kreun e PS.
Malaj deklaroi për mediat se ky vendim do të kushtëzohet nëse kjo garë nuk kthehet në një garë grindjesh.
I pyetur nëse PS, pas dorëhqjes së kryetarit Rama do të bashkëpunojë me qeverinë Berisha, Malaj është përgjigjur se do të ketë bashkëpunim, jo thjesht për një parim demokratik por sipas tij ky bashkëpunim do ti vlente vendit dhe integritetit të tij.
m.i/NOA