Tiranë, 28 korrik NOA-Pas 8 orësh ka përfunduar mbledhja e Asamblesë së PS e cila u mblodh për të analizuar rezultatet e zgjedhjeve të 28 qershorit.
Me shumicë votash, anëtarët e Asamblesë kanë votuar Rezolutën e Ramës e cila në një prej pikave të saj shprehet për mosbojkotim të kuvendit.
Në votimin për rezolutat e paraqitura, rezoluta e kreut të PS mori vetëm 15 vota kundër.
Por ccfarë propozon kreu i PS:
Në pikën e parë të rezolutës thuhet qartë se zgjedhjet parlamentare të 28 qershorit nuk kanë përmbushur standardet ndërkombëtarë dhe bën përgjegjës kryeministrin Berisha dhe qeverinë e tij për "deforminin e qëllimshëm të procesit zgjedhor"
Në pikën e dytë të rezolutës, shkruhet se rezultati i zgjedhjeve është "i papranushëm dhe i manipuluar nga komisionerët para dhe pas procesit zgjedhor.
Në pikën e tretë, Rama thotë se cdo produkt i kytere zgjedhjeve është me legjitimitet të cunguar dhe zgjedhjet e parakohshme, janë objektiv i imponuar për ti dhënë sovranitet të pakontestueshëm politik parlamentit dhe mandat legjitim qeverisë"
Në pikën e karët të rezolutës së firmosur ng kreu i PS-së dhe mbështetësit e tij thuhet se "PS distancohet nga cdo rrugë për të imponuar atë dhe opozitën në miratimin pa kushte të një rezultati zgjedhor që nuk shpreh vullnetin e lirë të popullit"
Ndërsa në pikën e pestë sqarohet qëndrimi se Partia Socialiste nuk do të bojkotojë punimet e Kuvendit. PS është e palënkundur për të bërë deri në fund transparencë të procesit megjithë instrumentet ligjore dhe kushtetuese. Rezoluta parashikon dhe
thirrjen e Kongresit te jashtëzakonshëm më 22 Gusht.
m.i/NOA