Tiranë, 28 korrik NOA - Prokuroria ka kërkuar sot gjatë seancës së radhës për çështjen "Remzi Hoxha" arrestimin e njërit prej dëshmitarëve.
Ka qenë ish-inspektori e vëzhgimit pranë Shërbimit Informativ Kombëtar, Shpend Dibra një nga dëshmitarët e rrëmbimit të biznesmenit shqiptaro maqedonas, Remzi Hoxha në vitin 1995, i cili u përball sot me kërkesën e prokurorit të çështjes Xhevat Hana për arrestimin e tij. Akuza deklaroi se Shpend Dibra ka kryer kallëzim të rremë ndaj dhe kërkoi arrestimin e tij brenda në sallën e gjyqit por kjo kërkesë u hodh poshtë nga trupi gjykues.
Sipas prokurorisë Dirba ka shoqëruar Sizo Kristopulin, një nga të rrëmbyerit, së bashku me Remzi Hoxhën, nga Ksamili në drejtim të bazës së shikut në Vain të Lezhës.
Ndërkohë që në dëshminë e tij Dibra ka deklaruar se ishte në Sarandë ditën e rrëmbimit të Sizo Kristopulit, dhe se nuk mbante mend të kishte shoqëruar persona duke hedhur poshtë akuzën e prokurorisë. k.k/NOA