English

Dëmtohet Altin Lala, mesfushori shqiptar i Hanoverit do qëndrojë dy javë pushim

Hanover, 28 korrik, NOA - Mesfushori shqiptar i ekipit të Hanoverit, Altin Lala, ka pësuar një dëmtim fizik, i cili do ta ndëshkojë atë me ndalimin për 2 javë të aktiviteteve sportive.

Lajmi është bërë i ditur nga trajneri i tij, Diter Heking, i cili pohon se bëhet fjalë për një tërheqje muskulore, e cila do të bëjë që Lala të mungojë në ndeshjen miqësore kundër ekipit të Arsenalit, e cila është parashikuar të mbahet ditën e nesërme.

Ndërkaq, bëhet e ditur se për shkak të këtij dëmtimi, Lala dot humbasë edhe

ndeshjen e Kupës së Gjermanisë kundër Trier, por dhe takimin kundër Hertës së Berlinit, më 8 gusht.

Ai do t'i ndjekë këto takime nga tribuna dhe jo në mesfushë, ku është mësuar të rrijë përherë.

KOMENTE