Durrës, 28 korrik, NOA - Në Drejtorinë e Policisë së Durrësit  janë paraqitur dy persona të cilët kanë denoncuar njëri vjedhje të motoçikletës, ndërsa tjetri të automjetit të tij.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, i pari quhet Mirush K. dhe ka bërë kallëzim penal se duke bërë pazar në treg, kur është kthyer ka konstatuar vjedhjen e motoçikletës së tij tip "Zunkshen" me targë DR 259 B.
Ndërsa personi i dytë, Ahmet I., ka bërë kallëzim se ka konstatuar vjedhjen e automjetit "Mercedez benz" 250 D me targë DR 2974 E.
U kryen veprimet e para hetimore dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.