English

Dy kosovarë grabiten, ndërsa shëtisnin në plazhin e Durrësit

Durrës, 28 korrik, NOA - Dy kosovarë nga Prizreni, që janë duke kaluar pushimet në plazhin e Durrësit, janë qëlluar dhe grabitur nga persona ende të paidentifikuar.

Lajmi bëhet i ditur për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime që bëjnë me dijeni se këta dy persona janë R.Thaçi dhe V.Spahia, që të dy nga Prizreni.

Ata kanë rrëfyer se në kohën kur ishin duke bërë shëtitje në bregun e detit pranë hotel "Canal Grande" në lagjen 13 të Plazhit në Durrës, disa persona u kanë dalë perpara dhe pasi kanë ushtruar dhunë ndaj tyre, u kanë marrë sendet personale si telefon celular, varëse dhe byzylyk sermi, 100 euro dhe më pas janë larguar.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve pasi njëri prej tyre njihet fizikisht nga të dëmtuarit.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprat penale të "Vjedhjes me dhunë" dhe "bashkëpunimit" parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE