English

Gjermania: Në vjeshtë vendosim për hyrjen e Shqipërisë në BE

Tiranë, 28 korrik NOA - "Në vjeshtë do të diskutohet në Bruksel, për kandidaturën e Shqipërisë në BE" këtë fakt e ka bërë të ditur sot Ambasadori gjerman Bernd Borchardt, gjatë një takimi që kreu me forcat speciale të RENEA-s.

Bernd Borchardt bëri të ditur dhe dy pikat kryesore që duhet të plotësojë Shqipëria për të arritur në çështjen e shumë pritur atë të hyrjes në Bashkimin Europian.

Sipas Ambasadorit gjerman janë procesi zgjedhor dhe lufta kundër krimit të organizuar dy nga kriteret të cilat do të merren në konsideratë për shqyrtimin e kandidaturës së Shqipërisë për në BE.

"Përsa i përket kritereve për këtë qëllim do të analizojmë të gjithë procesin zgjedhor dhe javën tjetër do të dalë zyrtarisht edhe rezultati, kjo do të jetë një pike e veçantë. Lufta kundër krimit të organizuar është një pikë tjetër dhe pikësynimi unë ndaj RENEA-s është edhe ky" u shpreh për mediat Ambasadori gjerman Bernd Borchardt i cili mori pjesë sot në një aktivitet në ambientet e forcave speciale të RENEA-s ku dhuroi dhe pajisje të nevojshme për këtë repart.

k.k/NOA

KOMENTE