English

I kishte vjedhur mushkën bashkëfshatarit, i dyshuari ndalohet nga policia

Pogradec, 28 korrik, NOA - Forcat e policisë kanë ndaluar 23-vjeçarin Ergent Collaku, lindur dhe banues në Pogradec, për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA ndalimi i tij u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera rezulton se ai kishte vjedhur një mushkë të Jordan Nikollës.

Pasi e kishte vjedhur më datën 03.07.2009 ia kishte shitur njëherë një personi të quajtur Bujar Brama nga fshati Memelisht i Pogradecit dhe më pas ia kishte marrë përsëri për t'ia shitur Jordan Nikollës.

U kryen veprimet proceduriale dhe materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë Prokurorisë së Pogradecit.

n.e/NOA

KOMENTE