Pragë, 28 korrik, NOA - Për herë të parë në historinë e Republikës Çeke, fushata elektoraler po njeh precedentë të pazakontë.
Kështu, jo vetëm që nga politikanët po bëhet fushatë edhe jashtë kufijve të vendit, si në Kroaci përshembull, por ajo po bëhet ... edhe me rrovba banje!
Konkretisht, është partia ODS e ish-kryeministrit Mirek Topolanek e cila ka gjetur rastin që para zgjedhjeve të përgjithshme të tetorit të bëjë fushate elektorale në brigjet e Adriatikut gjatë muajve të verës, ku çdo vit në këto zona pushojnë mëse  800 mijë çekë.
Me këtë rast, Topolanek ka ulur pantallonat dhe ka hequr këmishën, duke mbajtur në trup vetëm një kostum banjoje, me të cilin ka fushuar për veten dhe partinë që drejton.
Kështu Topolanek bashkë me kolegë të partisë së tij është shfaqur nëpër postera gjigante përgjatë autostradës drejt detit Adriatik në Kroaci.
 "Duam të tërheqim vëmendjen e njerëzve edhe kur ata janë gjatë pushimeve. Sidomos urojmë që të tërheqim sa më shumë gra të jetë e mundur. Shpresojmë të mos ketë aksidente kur drejtuesit e mjeteve të shohin fotot tona", është shprehur për mediat kroate, zëvendëskryetari i partisë që drejtohet nga Topolanek.
n.e/NOA