English

Koalicioni LS-PD, Meta merr bekimin e të majtëve evropianë

Tiranë, 28 korrik NOA- Kreu i LSI Meta ka marrë sot bekimin e Presidentit të Grupit Socialist në Parlamentin Evropian, Martin Schultz për vendimin e koalicionit qeverisës midis LSI dhe PD.

"Respektojmë plotësisht vendimin e LSI për koalicionin dhe do të bashkëpunojmë me qeverinë e re, ku LSI do të japë një kontribut të veccantë për integrimin dhe reformat", është shprehur Schultz në takimin e tij me kreun e LSi, Ilir Meta.Â

Schultz ka vijuar më tej me parashikimet e tij duke hedhur poshtë zërat për jetëgjatësinë e koalicionit.

 "Do të bashkëpunojmë me Qeverinë e re ku, jemi të bindur se LSI do të japë një kontribut të veccantë në realizimin e reformave dhe në integrimin evropian të Shqipërisë" - vijoi ai.

Në këtë funksion, tha Schultz, ne do të forcojmë bashkëpunimin me LSI dhe do ta mbështesim në realizimin e objektivave të saj politike.

Meta e njohu drejtuesin e lartë të socialistëve evropianë me zhvillimet politike në Shqipëri dhe shkaqet që e çuan në rezultatin zgjedhor.

Ai gjithashtu parashtroi arsyet në themel të vendimit për koalicionin e ri qeverisës midis LSI dhe PD.

m.i/NOA

KOMENTE