English

Kosova shënon rastin e parë e prekjes me virusin A/H1N1, është një 9-vjeçar

Prishtinë, 28 korrik, NOA - Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar rastin e parë të të prekurit me gripin e derrit në Kosovë. Sipas kësaj ministrie, nga rastet e dyshuara e që janë dërguar për analiza laboratorike nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, rezulton se njëri person 9-vjeçar është i infektuar me virusin H1N1.

I infektuari ka ardhur nga Londra dhe nga të dhënat e deritashme mjekësore gjendja e tij është e mirë. Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Alush Gashi ka bërë të ditur se familja e të infektuarit nuk është e prekur nga virusi. Kosovari ka lindur në Londër dhe është nisur për t'u kthyer në Kosovë, pasi shkolla e tij ishte mbyllur për shkak të prekjes së shumë fëmijëve nga virusi. Ai është ndjerë keq gjatë ardhjes për në Kosovë në aeroportin e Budapestit. Autoritetet atje i kanë bërë thirrje që të vizitojë autoritetet mjekësore në destinacionin final. Pasi ka ardhur në Kosovë ka qëndruar i shtrirë në spital për rreth një javë dhe pas dërgimit të mostrave për analiza ka rezultuar se është i prekur me virusin. n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE