English

Kryqi i Kuq kërkon sensibilizimin e qytetarëve për të dhuruar gjak në verë

Tiranë, 28 korrik, NOA - Stina e verës rrit nevojën për gjak për pacientët, ndaj paraqitet domosdoshmëri në sensibilizimin e më shumë qytetarëve gjatë këtij sezoni për të dhunuar gjak në mënyrë vullnetare.

Ftesa bëhet nga Kryqi i Kuq Shqiptar, i cili së bashku me ministrinë e Shëndetësisë ka nisur që në muajin e mëparshëm një fushatë sensibilizuese për dhurimin vullnetar të gjakut, e cila po vijon edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta të verës me gatitjen e mjediseve të hapura për të gjithë qytetarët për dhurimin e gjakut. Â

Kryqi i Kuq Shqiptar është shoqata më e vjetër humanitare në Shqipëri, e themeluar në vitin 1921 dhe e njohur zyrtarisht nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq më 1923.

Kryqi i Kuq Shqiptar është pjesë e Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. n.e/NOA

Â

KOMENTE